Lajme

Hoti për Kurtin: Kundërshtoi Asociacionin për pushtet, tash e pranon për të qëndruar në të

04/18/2023 21:15
nga:Genita C

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka hedhur kritika ndaj këtij aktual, Albin Kurtit, lidhur me marrëveshjen e Ohrit.

Sipas Hotit, kjo marrëveshje është më e dëmshmja që mund t’i ketë ndodhur Kosovës.

Këto deklarime dikur shefi i ekzekutivit kosovar i bëri në RTV Dukagjini, ndërsa veç Kurtin, kritikoi edhe presidenten.

“Kur unë kam marrë Qeverinë e kam mbyllur qasjen se do të negociohet për marrëveshje teknike. Kam negociuar gjatë me ndërkombëtarët dhe kam thënë se në dialog shkojmë vetëm për marrëveshje përfundimtare.

Serbia tashmë nuk e ka presionin për njohjen e Kosovës. Kurti e Osmani e kanë arrit një marrëveshje duke betonuar një status-quo të re”, ka deklaruar ndër të tjera Hoti.