Lajme

Liberalizimi i vizave, Azemi i çon ‘selam’ Kurtit: Përgatitu, ja çfarë po të pret në 2024-tën

04/18/2023 17:49
nga:Genita C

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me çasjen që pronarët e kompanive private kanë drejtë punëtorëve të tyre.

Azemi në një prononcim për GazetaBlic thotë se, liberalizimi i vizave do t’i bëjë pronarët që të reflektojnë duke i paguar punëtorët me pagën që e meritojnë.

Teksa shprehu shqetësimin e tij, Azemi tregoi edhe një rast që i kishte ndodhur së fundi në një kompani në Kosovë.

“Liberalizimi i vizave do t’i kfejllë pak pronarët e kompanive dhe mendoj që trishtimin që këta ia kanë bërë punëtorëve, askund tjetër nuk do t’ia bëjnë. Dje vizitova një kompani me renome në Kosovë, ku i gjithë malli i prishur në lokalet e zyreve të tyre iu faturohet punëtorve. Çfarë faji kanë ata që e marrin këtë dënim?”, tha Azemi.

“Unë mendoj se nuk do të ketë ikje të madhe ashtu siç pritet, pasi që ata të cilët kanë pas synimin për t’u larguar dhe janë në proces, do të dalin shumë shpejt. Kjo është favorshme për qytetarët e Kosovës që do të lëvizin lirshëm, por në anën tjetër do të ketë prapavijë pozitive për sektorin privat që do të paguhen ashtu siç e kanë hakun”, shtoi Azemi.

Azemi thotë se pronarët e kompanive private i kanë skllavëruar punëtorët dhe me liberalizim të vizave do t’i humbin ata.

“Definitivisht në këtë rreth rrotullim humbësit më të mëdhenjë janë pronarët e kompanive, sepse i kanë skllavëruar pafundësisht punëtorët vetëm pse kishin fuqi punëtore”, tha ai.

Azemi thotë se kryeministri Kurti duhet të përgatitet që nga 2024-ta, që paga të jetë 450 euro, teksa shton se zyrja e tij pastrohet nga një punëtore me 130 euro pagë.

“Edhe sot, zyrën e Kryeministrit të Kosovës e pastron një punëtore e cila paguhet me 130 euro. Do t’i thoja kryeministrit të Kosovës: “Përgatitu se qysh nga 1 janari, paga minimale duhet të jetë 450 euro, sepse zyra jote do të mbetet e pa rregulluar për shkaqe të mos-vlerësimit pozitën e punëtorit”, tha Azemi.

“Në këtë gjendje ku jemi, me një pagë prej 130 euro kjo është tmerr dhe po them realisht që edhe ata të cilët deri dje na mbytën, i kanë bërë këto veprime dhe na lanë me një pagë të tillë”, tha ai për GazetaBlic.

“Seriali” i vizave drejt fundit: Edhe dy shkallë deri te liberalizimi i vizave për Kosovën