Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar qytetarët për miratimin e vizave në Paralamentin Europian.
Ai tha se heqja e vizave është lajm i mirë sepse është punuar për shumë vite që qytetarët të lëvizin lirshëm.
“Në Parlamentin Evropian sot është votuar pro heqjes së vizave për Kosovën.Heqja e vizave është lajm i mirë sepse është punuar për shumë vite që qytetarët të lëvizin lirshëm edhe pse padrejtësisht u zvarrit nga bllokadat e kauzat e brendshme dhe nga vullneti i disa vendeve të BE-së.Kjo ditë është historike për qytetarët e Republikës së Kosovës. Urime!” shkruan Hoti.
Postimi i plotë:


