Sporti

Chelsea – Real Madrid, spanjollët me ‘mision’ sonte në “Stamford Bridge”

04/18/2023 14:43
nga:Mergim Rreci

Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen përsëri sonte.

Dy super ndeshje janë në program me fillim nga ora 21:00, atje ku do të mësohen edhe dy skuadrat e para gjysmëfinaliste, shkruan GazetaBlic Sport.

Chelsea dhe Real Madrid do të përballen në “Stamford Bridge”, me anglezët që kërkojnë përmbysjen e madhe, kurse madrilenët janë të qetë duke menduar vetëm që ta administrojnë si duhet epërsinë e dy golave nga ndeshja e parë.

Chelsea ka humbur dy nga tre ndeshjet e fundit kundër Real Madridit në UEFA Champions League. Të dyja humbjet e tyre kanë ardhur në çerekfinale.

Skuadra angleze humbi ndeshjen e fundit kundër Real Madridit në “Stamford Bridge”. Ata kurrë nuk kanë humbur dy herë nga një ekip në shtëpi në UEFA Champions League dhe mbetet të shihet se a do të ndodh sonte kjo gjë apo Chelsea do ta mbajë këtë statistikë.

/GazetaBlic Sport/