Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar pasi që Parlamenti Evropian miratoi vendimin për lëvizjen e lirë për shtetasit e Kosovës në zonën shengen nga 1 janari i vitit të ardhshëm shkruan Gazeta Blic.
Sa ishte kryeministër Haradinaj kishte thënë në një studio televizive se liberalizimi “ka ndodhur pardje”
“Lajm i mrekullueshëm nga Parlamenti Europian, që sot heqi pengesën e fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën! Falënderim i veçantë për eurodeputetët për marrjen e këtij vendimi meritor dhe për gjithë ata që kontribuan që ky proces të përmbyllet me sukses. Tani është momenti që Kosova po ashtu ta marrë sa më shpejt konfirmimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe fillimin e Partneritetit për Paqe. Urime Kosovë!
E pritshme / Qeveria merr meritat për liberalizimin e vizave


