Telashe me energjinë elektrike janë raportuar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, mëngjesin e së martës.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar Mal Gashi, Komandant i zjarrfikësve.
“Kemi pranuar informatën se ka pasur problem me energjinë elektrike, ekipet janë tashmë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Gashi gjersa ka theksuar se akoma nuk dihen detaje rreth rastit.
Dukagjini ka kontaktuar me Policinë e Kosovës si dhe me Emergjencën por të njëjtit, nuk kanë kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të artikullit.
Vjosa Osmani: Dëshmorët e UÇK-së janë kujtimi dhe motivi i përhershëm për Republikën e Kosovës


