Jiri Jarosik është një futbollist i njohur çek, i cili në karrierën e tij ka qenë pjesë e skuadrës së Chelsea.
Më 6 janar 2005, Jarosik u transferua tek skuadra nga Londra, atje ku më pas fitoi edhe dy trofe shumë të rëndësishëm, një Kupë të Ligës dhe titullin e Premier League.
Më 27 shkurt, ai filloi finalen e Kupës së Ligës, të cilën Chelsea e fitoi 3–2 kundër Liverpool-it. Më pas, Chelsea fitoi titullin e Premier League 2004–05 dhe Jarosik bëri mjaft paraqitje të mira në ligë (14) për të fituar në fund një medalje të çmuar kampionati.

Si një ish futbollist i skuadrës nga Londra, Jarosik ka komentuar ekskluzivisht për ‘GazetaBlic Sport’ ndeshjen e sontme që do të zhvillohet mes Real Madridit dhe Chelsea në Ligën e Kampionëve.
Ai tha se mendon që Chelsea nuk ka shanse në këtë moment të kalojë në raundin tjetër, por nëse ndodh diçka e tillë, do të ishte një surprizë shumë e bukur për të.
“Mendoj se në këtë moment Chelsea nuk ka shanse të shkojë në raundin tjetër në Ligën e Kampionëve, por në futboll nuk dihet kurrë. Do të jetë për mua një surprizë e madhe nëse ndodh, por sigurisht surprizë shumë e bukur“, tha fillimisht Jarosik.

Më pas, ai u pyet edhe situatën që po kalon klubi dhe për emrin e një trajneri të ri, ku tha se nuk e di se kush do të jetë ai, por që klubi ka momentalisht ka nevojë për një trajner më shumë përvojë.
“Nuk e di se kush do të jetë një trajner i ri tek Chelsea, por ata kanë nevojë për një trajner me shumë përvojë. Trajneri i ri duhet t’i bashkojë ata për të luajtur si ekip dhe duhet të marrë maksimumin prej tyre“, përfundoi Jarosik.
Kujtojmë që Jarosik gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe tek disa skuadra tjera si: Sparta Prague, Celtic, Birmingham, Real Zaragoza, Deportivo Alaves, Cska Moska, Slovan Liberec. Ai ka të fituar edhe dy tituj në Rusi dhe dy tituj tjerë me Celticun në Skoci.

/GazetaBlic Sport – Mergim Rrecaj/


