Lajme

Vdes në aksident studenti shqiptar, makina u përplas ‘kokë më kokë’ me kamionin

04/18/2023 10:12
nga:Gazeta Blic

Një 19-vjeçar shqiptar i identifikuar si Adenajd Hoxha, ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Itali.

19-vjeçari u përplas me një kamion, teksa po lëvizte në rrugën interurbane që lidh qytetin ku banonte, Rovaton, me Coccaglio.

Përplasja e tmerrshme ndodhi pasditen e të hënës, ku mjeti me të cilin lëvizte shqiptari u përplas “kokë më kokë” me një kamion.

Sipas hetimeve paraprake, djali ishte në timonin e një mjeti Ford Focus dhe po vazhdonte në drejtim të fshatrave të Rovatos. Teksa një moment dyshohet se ai ka kaluar në korsinë e kundërt, duke u përplasur me një kamion, për shkak të mungesës së fushëpamjes në kthesë.

Duket se drejtuesi i kamionit u përpoq të shmangte goditjen, por nuk ia doli. Pas përplasjes me kamionin autovetura u përplas dhe me murin anësor të rrugës duke u shkatërruar plotësisht.

Dy mjetet janë ndalur rreth tridhjetë metra larg njëra-tjetrës. Shqiptari ndërroi jetë në vend si pasojë e plagëve të marra pavarësisht ndërhyrjes për ta nxjerrë nga makina e shkatërruar.