Showtime

Humbi lojën, ky është dënimi për Kiarën

04/17/2023 22:46
nga:Genita C

Banorët kanë zhvilluar lojën jenga, duke përdorur crystal evapify. Ata duhej të ndërtonin një kullë duke përdorur vetëm një gisht për të lëvizur evapify-t. Banori që do të rrëzonte padashje kullën, do të merrte një dënim, të cilin do ja jepnin të gjithë banorët e tjerë unanimisht.

Banorët nisën sfidën duke ndërtuar kullën, e më pas secili prej tyre nisi të heqë nga një evapify, duke e vendosur sipër saj.

Në momentin që po i afroheshin fundit, Kiara ka shembur kullën, e për pasojë mori si dënim nga banorët, pastrimin e tualeteve të shtëpisë.