Lajme

Gërxhaliu: Qeveria hyri në kredi mbi 260 milionë euro në FMN, në anën tjetër janë mbi 780 milionë euro të pa shfrytëzuara

04/17/2023 11:35
nga:Safet Gërxhaliu

Shkruan: Safet Gërxhaliu

E arritura më e madhe e Kosovës në aspektin financiar është partneriteti me FMN dhe BB, në këtë drejtim duhet të tregojmë qasje më serioze dhe profesionale me projekte dhe propozime konkrete me rëndësi shumë dimensionale.

Është lajm i mirë besimi i krijuar dhe marrja e 260 milionë euro kredi nga FMN, mirëpo ku është efekti i tyre në ekonominë dhe zhvillimin e Kosovës, kur kemi 780 milionë para të cilat rrinë nëpër sirtarët qeveritar.

Në të njëjtin kohë janë 50 milionë dollarë nga SDR e FMN-së e që i bie që mbi 310 milionë euro janë borxhe ndaj FMN-së.

Në të njëjtin kohë nga buxheti i Ministrisë së Financave janë vetëm 2 për qind investime në projektet kapitale që janë të realizuara në vitin 2022.

Vlen të theksohet se borxhi publik i Kosovës tani ka arritur mbi 1.7 miliard euro, që i bie që afër 20 për qind e GDP-së dhe lind se cilat janë efektet e rritjes së këtij borxhi dhe marrjes së kredive të reja përderisa janë parat dhe nuk janë të shrytëzuara.

Kosova ka nevojë për transparencë, dialog, PPP, depolitizim dhe llogaridhënie për projektet me rëndësi shumë dimensionale dhe involvim të kaudrove profesionale dhe jo vetëm të partive poltike.

A ka opozitë në Kosovë apo është vetëm politike!