Showtime

Bledi ka vendosur të largohet të martën nga shtëpia e BB VIP? Zbuloni çfarë ndodhi mbrëmë

04/17/2023 11:20
nga:N M

Katër banorët që të shtunën mbrëma u futën në burgun e “Big Brother VIP” kanë një mision sekret. Dea Mishel, Krist Aliaj, Qetsor Ferrunaj dhe Bledi Mane do të bindin pjesën tjetër të banorëve se ky i fundit ka vendosur që të lërë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Vëllai i Madh u ka dërguar një zarf mbrëmë, në të cilin shkruhej se nëse bindin banorët që Bledi ka vendosur që të lërë shtëpinë, do të fitojnë lirinë me kusht.