Lajme

Arrestohet për armëmbajtje pa leje shqiptari me shtetësi zvicerane

04/17/2023 10:04
nga:N M

Është arrestuar për armëmbajtje pa leje një shqiptar me shtetësi zvicerane, në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar dy pushkë ajrore pa leje përkatëse.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Zvicrës, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar dy pushkë ajrore pa leje përkatëse. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Nis paraqitja e provave të reja kundër ish-krerëve të UÇK-së