Lajme

Dy persona sulmojnë një tjetër në Pejë

04/17/2023 09:36
nga:G B

Një person është sulmuar nga dy të tjerë në fshatin Nabërgjan të Pejës.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se me vendim  të prokurorit njëri i dyshuar  është dërguar në mbajtje.

“Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se si pasoj e një mosmarrëveshje, është sulmuar nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim  të prokurorit njëri i dyshuar  është dërguar në mbajtje, gjersa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.