Sporti

Arteta: Mund të kishim fituar 3-1, por gabuam pas golit të dytë

04/17/2023 09:04
nga:E K

Arsenal bëri një hap prapa në luftë për titull me Manchester Cityn, duke barazuar dje me rezultat 2-2 ndaj West Ham.

Gunners kishin epërsi prej dy golash, por nuk arritën që këtë avantazh ta mbajnë deri në fund, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes për media foli trajneri i Arsenal, Mikel Arteta.

“Ne e filluam shumë mirë. Ne dominuam lojën dhe shënuam dy gola të bukur. Pas kësaj bëmë një gabim të madh duke ndërprerë lojën me synimin për të shënuar golin e tretë dhe të katërt. Në atë moment u dhamë shpresë. Mund ta kishim mbylur 3-1, por e pësuam. Ky është futbolli.”-deklaroi trajneri i “The Gunners”.