Sporti

Tifozët e Napolit me plan konkret: Takohemi para hotelit të Milanit, nuk do t’i lejojmë kuqezinjtë të flejnë!

04/16/2023 21:39
nga:L J

Ftesa për të shqetësuar pjesën tjetër të lojtarëve të Milanit nesër mbrëma po qarkullon me insistim në rritje në grupet WhatsApp të tifozëve të Napolit.

Në fakt në mesazh thuhet: “Takohemi poshtë hotelit me bori, piroteknikë që Milani të mos flejë”, raportojnë mediat italiane.

Megjithatë, lajmi kishte mbërritur tashmë te kuqezinjtë, të cilët tashmë ka marrë kundërmasat e nevojshme.

Kujtojmë se Milani të martën përballet me Napolin në kuadër të ndeshjes kthyese të çerekfinales së Champions League.

/GazetaBlic Sport