Sporti

Përfundon çereku i parë i gjysmëfinales Trepça – Prishtina, vendasit në avantazh

04/16/2023 17:37
nga:L J

Ka përfunduar çereku i parë i çerekut të parë të ballafaqimit gjysmëfinal mes KB Trepçës dhe Prishtinës.

Çereku i parë i duelit që po luhet në “Minatori” ka përfunduar me rezultatin 21-11, shkruan GazetaBlic Sport.

Më i dalluari në parket në minutat e parë ishte padyshim lojtari i KB Trepçës, Will Daniels.

Ai realizoi 8 pikë në 10 minutat e parë, më së shumti nga dy skuadrat.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë, KB Prishtina triumfoi në kryeqytet.

/GazetaBlic Sport