Skuadra e Dritës ka barazuar sot ndaj Dukagjinit të Klinës me rezultatin 0-0.
Me këtë barazim, Drita bie në vendin e dytë në tabelë, pasi Ballkani fitoi ndaj Drenicës në udhëtim, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, trajneri i Dritës, Arsim Thaqi tha se nuk shfrytëzuan rastet dhe se ndeshja u bë e vështirë.
“Nuk i shfrytezuam rastet, pastaj erdhi lëndimi i qendërmbrojtësit (Limani). Nuk do të jetë lehtë, pasi Dukagjini vjen nga një ecuri e mirë. Ne nuk arritëm t’i marrim pikët maksimale, por do luftojmë deri në fund të sezonit”, tha fillimisht Thaqi për ‘Art Sport’.
“Në sezonin pranveror çdo ekip ka angazhimet e veta dhe objektivat. Ndaj Prishtinës do luajmë për fitore, pasi çdo rezultat tjetër na lë prapa për titull”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


