Tifozëve të Dritës, “Intelektualëve” iu është mohuar paraqitja në Klinë.
Ekipi i tyre i zemrës, Drita po luan ndaj Dukagjinit të Klinës, andaj “Intelektualët” udhëtuan për ta përkrahur ekipin e zemrës, megjithatë hasën në ndalesë, shkruan GazetaBlic Sport.
Në njoftimin e Intelektualëve shkruhet se pjesëmarrja iu ndalua, pasi nuk kanë paraqitur kërkesë për udhëtim.
Ja njoftimi:
“Mohohet paraqitja e sotme, përshkak të “rregullave për kërkesa”
U ndaluam në hyrje të stadiumit, me preteksin se nuk kemi paraqitur kërkesë. Por, mentaliteti ynë nuk njeh të tilla rregulla qesharake. Kemi udhëtuar në çdo stadium, pa paraqitur kërkesa sepse jemi Ultras dhe jo shoqatë apo spektatorë, por nuk është hera e parë që përballemi me të tilla regresione.
16.04.2023”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


