Olta Gixhari është larguar javë më parë vullnetarisht nga “Big Brother VIP Albania”.
Ditën e sotme ajo ka folur me ndjekësit e saj përmes një “live” në ‘Instagram’.
Aktorja ka folur edhe për Kristin dhe raportin e tyre.
Sipas saj, i ka ardhur keq që raporti i tyre u prish sepse në fillim kishin miqësi të mirë e madje edhe e mbronte atë.
Por sipas saj Keisi i dha informacione nga jashtë atij.
Olta tha se Keisi i tha Kristit që të qëndronte me Luizin e jo me Oltën sepse atë nuk e do publiku.


