Sporti

Lojtari i Lirisë, Egzon Elshani: Po synojmë të kthehemi në Superligë – ndeshja ndaj Phoenix shumë e vështirë

04/16/2023 09:52
nga:E K

Klubi futbollistik, Liria po kalon në formë të mirë në këtë sezon në Ligën e Parë.

Liria në tre ndeshjet e fundit ka shënuar tre fitore duke u pozicionuar kështu në pozitën e dytë në grupin A të Ligës së Parë.

Lojtari i Lirisë, Egzon Elshani ka folur për GazetaBlic Sport duke komentuar formën e mirë të skuadrës dhe objektivat e tyre deri në fund.

“Po kalojmë një formë fantastike si ekip duke u afruar vetëm në një pikë nga vendi i parë. Për ndeshjen e nesërme është shumë e vështirë, pasi edhe Phoenix-i ka një ekip shumë të mirë, ku tregon vendi në tabelë. Prandaj, ne do të qasemi seriozisht ndeshjes nga fillimi, duke shpresuar për një rezultat pozitiv”, tha fillimisht ai.

“Objektivat e klubit normalisht që janë kthimi në Superligë, rikthimi do të varet nga këto ndeshje të mbetura, duke filluar nga nesër”, përfundoi Elshani për ‘GazetaBlic Sport‘.