Skuadra e Chelsea është mposhtur përsëri në Premier League.
Brighton ka triumfuar me rezultat 1 me 2 në “Stamford Bridge”, duke e dominuar në çdo aspekt skuadrën nga Londra, shkruan GazetaBlic Sport.
Gallagher shënoi për epërsinë e Chelsea 1 me 0, por me golat e Welbec dhe Enciso, mysafirët fituan pikët e plota.
Kjo është një tjetër humbje zhgënjyese e Chelsea nën urdhërat e Lampard, duke dëshmuar edhe njëherë krizën e madhe në të cilën klubi po kalon.
Londinezët janë mposhtu tashmë në tre ndeshjet e drejtuara nga Lampard dhe kjo nuk është aspak një sinjal i mirë.
/GazetaBlic Sport/


