Lajme

Dokumentet sekrete të Pentagonit zbulojnë marrëveshjen e fshehtë mes NATO-s dhe Hungarisë

04/15/2023 14:53
nga:Astrit Gashi

Dokumentet e inteligjencës amerikane tregojnë se Hungaria po i lejon fshehurazi aleatët të përdorin hapësirën e saj ajrore pavarësisht premtimeve për të ndaluar transferime të tilla.

Rreth 50 faqe të dokumenteve të cilat analizojnë rolin e Hungarisë në luftën e Ukrainës dhe përmendin në mënyrë indirekte Kroacinë. Dokumentet zbulojnë se një marrëveshje sekrete mund të jetë bërë me Hungarinë për të lejuar fshehurazi aleatët të përdorin hapësirën ajrore për të transferuar armë të destinuara për ushtrinë ukrainase.

Pretendohet se dokumentet përmendin një plan që pilotët ukrainas të fluturojnë nga Kroacia në Ukrainë përmes hapësirës ajrore hungareze me helikopterë të dhuruar nga Kroacia në Ukrainë. Plani thuhet se është në kundërshtim me raportet e mediave që tregojnë se helikopterët do të transferohen nga toka ose nga ajri nëpërmjet Polonisë.