Lajme

Abazoviq pas takimit me Osmanin: Falënderoj Kosovën për mikpritjen

04/15/2023 14:03
nga:Y I

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë sot pas takimit me presidenten Vjosa Osmani se dëshiron bashkëpunim të afërt dhe zhvillim ekonomik për të gjitha vendet e rajonit.

Abazoviq në një postim në Twitter ka falënderuar për mikpritjen e këndshme që i është bërë gjatë qëndrimit treditor në Kosovë.

“Ishte kënaqësi që bisedova me presidenten Vjosa Osmani…. Falënderoj Kosovën për mikpritjen e këndshme gjatë qëndrimit tim tre ditësh. Dëshirojmë bashkëpunim më të afërt dhe zhvillim ekonomik për të gjitha vendet e rajonit…”, shkruan Abazoviq.

Ndërkaq, në njoftimin e Presidencës thuhet se e para e shtetit Vjosa Osmani në takimin me Abazoviqin ka shfaqur besimin se do ta mbështesë Kosovën edhe më tej në përpjekjen për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, duke përfshirë anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.