Sporti

Klopp: Buxheti caktohet nga pronarët, kurse ne marrim vendime duke u bazuar në buxhetin që kemi

04/15/2023 10:11
nga:E K

Jurgen Klopp ka komentuar mbi transferimet e mundshme të Liverpoolit gjatë merkatos verore.

Tekniku gjerman pranoi se Liverpool nuk do jetë në garë për Bellingham për shkak të çmimit të tij të lartë, kurse deklaroi se vendimet se cilin lojtar do e transferojnë i kanë të kushtëzuara nga buxheti që u ndahet nga pronarët, shkruan GazetaBlic Sport.

Jurgen Klopp e pranon – Liverpooli është tërhequr nga gara për Bellingham

“Vendimi i buxhetit vjen nga pronarët dhe vendimet e tjera vijnë nga ne. Nëse buxheti është buxhet, atëherë ne duhet të bëjmë atë që mund të bëjmë”.Klubet e tjera mund të bëjnë më shumë se ne në disa situata [shpenzimi i parave]. Është e qartë”, tha Klopp.