Mesfushori i Romës, Nicola Zalewski, foli për kanalet zyrtare të klubit italian pas humbjes 1-0 ndaj Feyenoord në takimin e parë çerekfinal të Europa League.
21-vjeçari theksoi se ata kanë gjithçka për të fituar në takimin e radhës, ndërsa më tej shtoi se do ta përmbysin skuadrën holandeze.
“Duke analizuar sfidë, mendoj se kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer. Fatkeqësisht, ndeshjet e tilla të rëndësishme vendosen nga episodet dhe kështu ndodhi, si goli i tyre dhe penalltia e humbur. Tani le të mendojmë për kampionatin, por ne e dimë se mund të luajmë nga të gjitha këndvështrimet në ndeshjen e dytë. Ndeshje si kjo janë brenda mundësive tona dhe mund të përmbysim rezultatin.”-tha Zalewski.


