Sporti

Përplasja me Lozanon, djali i Maradonës: Në finalen me Argjentinën Theo ishte ndryshe!

04/14/2023 23:32
nga:Mergim Rreci

“Nuk e mbaja mend kështu në finale”- shkruan Diego Armando Maradona Junior në rrjetet sociale duke postuar në “story”, foton e Theo Hernandez i cili i gëzohet në fytyrë Lozanos, pasi ka fituar një rivënie.

Ky episod ndodhi në ndeshjen e parë të çerekfinales së Champions League me meksikanin që u duk i acaruar nga ai provokim.

Kur thotë finale, djali i kampionit argjentinas iu referua humbjes në finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës “së tij” për t’i hedhur kështu një kunj francezit, i cili ishte një prej protagonistëve të ndeshjes së fundit në Champions.