Galatasaray ka arritur një fitore spektakolare ndaj Kayserispor.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 6 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Reprezentuesi kosovar, Milot Rashica shënoi gol të bukur në këtë takim, gol ky që është i pari në “Nef Stadium” në garat e Superligës.
Mauro Icardi kompletoi ‘Hat-trickun’, kurse Akturkolgu dhe Zaniolo realizuan nga një gol tjetër.
Rashica u vlerësua me notë fantastike, 8.3.

/GazetaBlic Sport/


