Lajme

Shahini: Qeveria e Malit të Zi e ka përmendur si projekt ndërtimin e rrugës Plavë-Guci nëpërmjet Deçanit

04/14/2023 19:17
nga:Astrit Gashi

Delegacioni i Qeverisë së Malit të Zi i kryesuar nga kryeministri Dritan Abazoviq, kanë diskutuar për ndërtimin e rrugës Plavë- Guci nëpërmjet Deçanit

Madje sipas kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ky projekt është përmendur në takimin e zhvilluar.

“Rruga Plavës – Gucisë për Deçan, ajo ishte një ndër temat dhe projektet e ardhshme që Qeveria e Malit të Zi e ka përmendur në selinë e AKB-së”, tha ai në Tëvë 1.

Ai poashtu ka thënë se shumë shpejt do të mbahet një forum ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi