Sporti

Tuchel jep përgjigje interesante kur pyetet për transferimin e Osimhen

04/14/2023 19:24
nga:Mergim Rreci

Thomas Tuchel u pyet për interesimin e raportuar të Bayern Munich për yllin e Napolit, Victor Osimhen dhe ai zgjodhi fjalët e tij me kujdes.

Sky Sports Germany raportoi kohët e fundit se gjigantët bavarez ishin të interesuar të merrnin sulmuesin nigerian në verë dhe tashmë kishin bërë një lëvizje, duke iu bashkuar Chelseat dhe Manchester United në luftën për nënshkrimin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Osimhen është shfaqur si një nga sulmuesit më të mirë në botë në këtë edicion, duke luajtur një pjesë jetike të skudetos së Napolit, duke shënuar 21 gola dhe duke dhënë pesë asistime në 23 paraqitje në Serie A.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Tuchel u pyet për raportet se Bayern ishte i interesuar për Osimhen.

“I njoh mekanizmat dhe e di që më pas në Itali do të mbërrinte një mesazh tjetër. Kolegu im (Spalletti) mund të më pyesë pse nuk do ta mbaj gojën mbyllur. Kjo është arsyeja pse do ta bëj dhe nuk do të flas për lojtarët që janë nën kontratë me klube të tjera”, tha Tuchel.

Bayern thuhet se tashmë ka kontaktuar me agjentë e Osimhen dhe i është dhënë drita jeshile nga Tuchel, i cili do të ishte i lumtur të punonte me yllin e Napolit.

/GazetaBlic Sport/