Lajme

Medvedev kërcënon: Nëse fillon lufta mes NATO-s dhe Rusisë, Polonia nuk do të ekzistojë më

04/14/2023 18:16
nga:Astrit Gashi

Polonia, si një pararoje e NATO-s në Evropë, përfundimisht do të pushojë së ekzistuari nëse shpërthen lufta midis Rusisë dhe NATO-s.

Kështu deklaroi sot nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, duke komentuar vërejtjen e kryeministrit polak, Mateusz Morawiecki, se ai nuk është shumë i shqetësuar se sulmet e Ukrainës në territorin rus mund të shkaktojnë një konflikt të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s, përcjellë GazetaBlic.

“Unë nuk e di se kush do ta fitojë apo humbasë këtë luftë, por duke pasur parasysh rolin e Polonisë si një pararoje e NATO-s në Evropë, vendi ka shumë të ngjarë të pushojë së ekzistuari, së bashku me kryeministrin e tij budalla,” shkroi Medvedev në Twitter.

Medvedev e shkroi këtë postim në anglisht dhe gjithashtu e përktheu edhe në polonisht.