Sporti

Oraret e ndeshjeve të dyta gjysmëfinale në Superligën e basketbollit kosovar

04/14/2023 17:47
nga:Mergim Rreci

Superliga e Kosovës në basketboll është tashmë në fazën e saj finale.

Aktualisht janë duke u zhvilluar gjysmëfinalet, me ndeshjet e para që u luajtën në mesjavën që shkoi, shkruan GazetaBlic Sport.

Peja e mposhti Golden Eagle Yllin, kurse Sigal Prishtina triumfoi në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Trepçës, ndërsa në fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e dyta.

Kështu, përballja Ylli – Peja luhet të shtunën më 15 prill me fillim prej orës 20:30, ndërsa dueli Trepça – Prishtina luhet të dielën më 16 prill me fillim prej orës 17:15.

/GazetaBlic Sport/