Sporti

Bayern Munich vazhdon interesimin për Harry Kane, gara e favorizon klubin gjerman

04/14/2023 16:38
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich është i interesuar për transferimin e Harry Kane në fund të sezonit, por sulmuesi dëshiron të qëndrojë në Premier League, avancon Mirror.

Bavarezët janë gati të konkurrojnë për kapitenin e Tottenhamit, por Manchester United është një nga favoritët për shërbimet e sulmuesit anglez, përcjell GazetaBlic Sport.

Presidenti i “Spurs”, Daniel Levy, nuk dëshiron të heqë dorë nga Kane në një klub rival dhe kjo gjë e favorizon Bayernin në këtë garë.

Nëse ai qëndron në ligën angleze, Harry Kane mund të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Premier League.

/GazetaBlic Sport/