Lajme

Lavrov: “Nga situata me Kosovën po shihet se Perëndimi po luan lojë të dyfishtë”

04/14/2023 15:52
nga:Astrit Gashi

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov tha se vendet perëndimore, kur bëhet fjalë për të drejtën e popujve për vetëvendosje, “po luajnë lojë të dyfishtë dhe marrin vendime në bazë të interesave të tyre, gjë që, siç theksoi ai, duket qartë në situatën me Kosovën”.

“Kur duan ta bëjnë Kosovën të pavarur, ata theksojnë të drejtën e popullit për vetëvendosje, por kur është në interesin e tyre ta mohojnë një të drejtë të tillë në pjesë të tjera të botës, ata i referohen integritetit territorial si një opsion absolut”, tha Lavrov.

Lavrov vlerëson se “pafytyrësia e Perëndimit”, e cila, siç tha ai, “ushtron presion ndaj partnerëve rusë duke i detyruar të heqin dorë nga bashkëpunimi me Moskën, kalon çdo kufi”.