Lajme

Vdes specialisti i ortopedisë, Afrim Gucati

04/14/2023 12:30
nga:Y I

Ka ndërruar jetë mjeku i njohur nga Mitrovica, Afrim Gucati.

Gucati ka qenë mjek specialist i Ortopedisë.

Ngushëllime për ndarjen nga jeta të Gucatit ka shprehur Oda e Mjekëve të Kosovës.

“Dr. Afrim Gucati përfundoi studimet në degën e mjekësisë së përgjithshme, në fakultetin e mjëksisë, Universiteti i Prishtinës. Specializimin për ortopedi e përfundoi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Klinika e Ortopedisë.Dr. Gucati u ka shërbyer qytetarëve duke ofruar shërbimet në lëminë e Ortopedisë në Spitalin e Pergjithshëm të Mitrovicës.Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij” thuhet në telegramin e tyre të ngushëllimit.

Ndërkohë lajmin e kanë bërë të ditur edhe familjarët e tij.

“Familjar, miq dhe shoqni, ju njoftojme qe Dr Afrim Gucati ka nderruar jete sot, varrimi ne ora 17:00 ne Morine, funerali niset ka xhamia e shipolit me ikindi”, thuhet në njoftim.