Sporti

Bruno Fernandes: Nuk i shfrytëzuam rastet tona, i dhamë besim Sevillas

04/14/2023 11:58
nga:E K

Pas barazimit [2-2] të Manchester United ndaj Sevillas, Bruno Fernandes nuk e fshehu pakënaqësinë e tij në deklaratat për Movistar TV.

“Ne ia ofruam lojën Sevillas, i dhamë besim. Nuk i shfrytëzuam mundësitë tona dhe në fund ata gjetën golat. Gjithçka është e hapur, ne e dimë se mund të bëjmë dëm, e dimë se çfarë mund të bëjnë ata dhe duhet të jemi më të vëmendshëm në minutat e fundit. Ne ishim superiorë në krijimin e rasteve, por jo në finalizimin e tyre”, tha Bruno, përcjell GazetaBlic Sport.

Mesfushori portugez u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 41-të, duke rezultuar në një sanksion. Ylli i “djajve të kuq” nuk do të jetë në fushë në ndeshjen e kthimit të përballjes me Sevillan, për çerekfinalet e Europa League.

/GazetaBlic Sport/