Lajme

Nis takimi mes Kurtit dhe Abazoviqit në Prishtinë

04/14/2023 09:33
nga:Y I

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Kurti dhe Abazoviq në praninë e dy delegacioneve do të nënshkruajnë marrëveshjen për shërbime ajrore në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Pas takimit dy kryeministrat do të mbajnë konferencë për medie.