Wojciech Szczesny, portieri i Juventusit, u frikësua pasi kërkoi të largohej pasi u ndje keq gjatë ndeshjes me Sportingun në Torino, por në fund portieri polak bëri shaka për situatën, tani që kishte konfirmimin se gjithçka është mirë në nivel kardiak dhe respirator.
“Jam mirë, pak në ankth, por analizat i bëra dhe gjithçka është në rregull. U ndjeva shumë e frikësuar, nuk e kisha pasur kurrë këtë ndjenjë. Më mirrej fryma, por tani jam shumë më mirë. E vërteta është se e pashë që Perin po bënte shumë mirë në stërvitje dhe ia lëshova vendin”, tha polaku me shaka, përcjell GazetaBlic Sport.
Kujtojmë se Szczesny u zëvendësua në minutën e 44’të në duelin ku Juventus e fitoi ndaj Sporting Lisbonës me rezultat 1-0.
/GazetaBlic Sport/


