Shtypi gjerman raporton se Bayern gjobiti Sadio Mane me 500,000 euro pasi sulmoi shokun e skuadrës Leroy Sane.
Sipas Bild, agresioni i Mane çoi në një gjobë historike, më e madhja ndonjëherë për bavarezët, përveç që Mane u la jashtë ndeshjes kundër Hoffenheim, përcjell GazetaBlic Sport.
Incidenti mes dy lojtarëve ka ndodhur pas fishkëllimës finale të humbjes ndaj Manchester Cityt (0-3), për Champions League. Sane dyshohet se ka fyer Mane, i cili ka reaguar duke sulmuar kolegun e tij në dhomat e zhveshjes.
Bild kujton gjithashtu një rast të ngjashëm mes Franck Ribery dhe Arjen Robben, të cilët u përplasën në prill 2012, në pjesën e parë në një ndeshje me Real Madridin, gjithashtu për Champions League. Francezi sulmoi holandezin dhe u gjobit me 50 mijë euro, 10 herë më pak se shuma që do të paguante tani ish-lojtari senegalez i Liverpoolit.
/GazetaBlic Sport/


