Sporti

Benzema nuk ‘lëkundet’ nga qëndrimi i tij, do të qëndrojë tek Real Madridi

04/13/2023 19:11
nga:Mergim Rreci

Karim Benzema nuk do të jetë i interesuar të lë Real Madridin për një klub nga Arabia Saudite, pavarësisht se ka marrë një propozim miliona dollarësh.

Sipas Marca, edhe pse është në fund të kontratës me Real Madridin, sulmuesi francez duhet të rinovojë së shpejti kontratën dhe as një propozim me vlera astronomike nga klubet arabe nuk do ta bëjë lojtarin të ndryshojë mendje, përcjell GazetaBlic Sport.

Benzema, 35 vjeç, dëshiron të vazhdojë të paktën edhe një sezon në shërbim të gjigantit spanjoll. Ky ishte mesazhi që sulmuesi francez u përcolli arabëve të interesuar.

/GazetaBlic Sport/