Sporti

Bayern Munich vjen me vendim të ashpër për Sadio Mane

04/13/2023 16:19
nga:Mergim Rreci

Sadio Mane, 31 vjeç, nuk do të përfshihet në skuadrën e FC Bayern për ndeshjen e kësaj të shtune në shtëpi kundër Hoffenheim 1899.

Kjo për shkak të sjelljes së keqe të tij pas ndeshjes së Bayernit në Champions League në Manchester City, përcjell GazetaBlic Sport.

Mane do të gjobitet gjithashtu nga skuadra gjermane dhe do të vendoset shumë shpejt për të ardhmen e tij.