Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç do të qëndroj për vizitë zyrtare në Kosovës, e për këtë policia e Kosovës ka dal me një njoftim se rrugët mund të bllokohen kohe pas kohe, nga datat 13 deri me 15 prill, më qëllim që eskorta e tij të lëviz lirshëm, raporton Gazeta Blic.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen vizitat e që ndërlidhën me rrugë që shpien në drejtim të institucioneve shtetërore”, thuhet ndër të tjera.
Njoftimi i plotë:
Kryeministrit të Republikës së Malit të Zi në vendin tonë
Prishtinë, më 13 prill 2023
Nga data 13 prill deri më 15 prill 2023, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë Kryeministri i Republikës së Malit të Zi, z. Dritan Abazoviç, së bashku me një delegacion shoqërues.
Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në vendin tonë.
Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen vizitat e që ndërlidhën me rrugë që shpien në drejtim të institucioneve shtetërore.
Gjithashtu, ju njoftojmë se në disa segmente rrugore do të ketë ndërprerje të qarkullimit të automjeteve, do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.
Vendimi i Supremes: Qytetarët kanë të drejtë t’i kërkojnë paratë që iu faturuan për rrymën në Veri


