Sporti

Zyrtare: James Rodriguez largohet nga Olympiacos!

04/13/2023 13:27
nga:L J

Olympiacos njoftoi ndërprerjen e partneritetit me James Rodriguez.

Klubi grek ka njoftuar se James Rodriguez do largohet nga skuadra e tyre, pasi ky ishte vendimi i marrë mes palëve në takimin e fundit, shkruan GazetaBlic Sport.

“OLYMPIAKOS dhe James Rodríguez kanë vendosur të ndërpresin partneritetin e tyre. James do të jetë gjithmonë pjesë e klubit tonë dhe një anëtar i familjes bardhekuq. E falënderojmë për ofertën e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen”, shkruan klubi grek.