Sporti

Eljif Elmas habitet me referin e ndeshjes ndaj Milanit: Na ndëshkoi të gjithëve, s’kam parë kurrë diçka të tillë

04/13/2023 12:17
nga:L J

Eljif Elmas ka mbetur i pakënaqur me arbitrimin në përballjen kundër Milanit në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori maqedonas ka folur për “Mediaset”-in pas përfundimit të ndeshjes, ku ka deklaruar një arbitrim i tillë nuk ishte parë kurrë më parë.

“Nuk di ç’të them për arbitrimin. Është një gjë e pabesueshme. Ai i ndëshkoi të gjithë lojtarët tanë. Ata kryen të njëjtat faulle si ne, por nuk morën karton të verdhë. Diçka që nuk është parë kurrë më parë. Gjithashtu, kjo është arsyeja pse ne ishim nervozë në një pikë të caktuar në fushë”, ka deklaruar Eljif Elmasi.