Lajme

Vuçiq sot në Rashkë, takon përfaqësuesit e serbëve nga Kosova

04/13/2023 09:13
nga:Genita C

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova.

Takimi i tij me serbët do të jetë në Rashkë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të presidencës serbe, ku thuhet se takimi është caktuar për në ora 12:00 në Qendrën Kulturore “Gradac” , në Rashkë.

Në takim do të marrin pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiq dhe anëtarë të tjerë të ekzekutivit serb.