Lajme

Miftaraj, IKD: Mënyra se si Prokuroria Speciale i elaburuan faktet treguan se ishin jashtë kontekstit të kohës!

04/13/2023 08:16
nga:Y I

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në Gjykatën Speciale.

Ai tha se Prokuroria me mënyrën se si i elaburuan faktet treguan se ishin jashtë kontekstit të kohës.

“Po flasim vetëm për fjalët hyrëse të Prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës. Për publikun dhe për qytetarët duhet ta kuptojmë se ky është vetëm aspekt procedural, pra në fjalën hyrëse nuk flasim as për prova materiale as për dëshmi por flasim për atë se si Prokuroria do ta bindë trupin gjykues se personat e akuzuar nuk i kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen në aktakuzë. Përderisa mbrojtja e tregon strategjinë se si do të dëshmojë me kundër-argumente se cili ka qenë roli i katër të akuzuarve në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, se sa ka qenë qenë në gjendje UÇK-ja ta kontrollojë të rë territorin e Kosovës, t’i kontrollojë të gjithë ushtarët e UÇK-së, t’i kontrolloë qytetarët e Kosovës në atë kohë”

“Në këtë aspekt procedural nuk është se mund të nxjerrim një konkluzion lidhur me fajësinë apo pafajësinë apo se si do të rrjedhë procesi, por mund ta themi me përgjegjësi se tek rasti i Prokurorisë në mënyrën se si i elaburuan faktet, mënyrën se si i përmendën disa ngjarje për të cilat të gjithë ne që kemi jetuar në atë kohë dhe kemi informacion mund të themi se ishin jashtë kontekstit apo realitetit të asaj kohe. Nëse Prokuroria bën gabime të tilla dhe nuk e ka kuptuat kontekstin e kohës, sigurisht që do të ballafaqohet me mbrojtjen dhe kundër-argumentat të cilat në njëfarë mënyrë lehtësisht mund ta zbehin aktakuzën” deklaroi Miftaraj në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”