Lajme

Hoxhë Mazllami: Dhuna s’lejohet në islam, Valon Sylën nuk e njoh dhe nuk kam dëgjuar për rastin e tij

04/12/2023 21:01
nga:Astrit Gashi

Hoxhë Mazllam Mazllami ka thënë se pasi ka pasur një darkë me miqtë për daljen e tij në pension, miqtë e tij i kanë bërë dhuratë një makinë, e cila sipas tij është modeste.

“Pasi po iku në pension, ka qenë hedije prej shokëve miqve, të cilëve ju ka ra ndërmend të bëjnë një surprizë makinë modeste, ajo është modeste sepse është e vjetër, nuk është e re. Sikur që e kam të parën edhe ajo e dyta është makinë modeste, por dhurata është e shtrenjtë”, ka thënë ai në Debat Plus.

Ai tutje tha se dhuna në islam nuk lejohet e sidomos në muajin e shenjte të myslimanëve, në Ramazan.

“Në islam nuk mund të lejohet, sidomos në agjërim, i gjithë trupi duhet të jetë agjërueshëm. Nëse më pe pak para, asaj gazetares nuk ia dhashë dorës, nuk lejohet një gjë e tillë”, ka thënë ai.

I pyetur se çfarë mendon për sulmin fizik ndaj Valon Sylës, ai tha se nuk e njeh atë dhe nuk ka dëgjuar për rastin e tij.

Gazetari Syla, u sulmua fizikisht mbrëmë nga tre persona, të cilët janë identifikuar nga Policia e Kosovës, por ende nuk janë arrestuar.

Motivet ende nuk dihen, por gazetari Syla pretendon se atë e kanë sulmuar “tre persona fanatik fetarë”.