Drejtori i Milanit, Paolo Maldini zbuloi se është i sigurt në një marrëveshje me Rafael Leao për rinovimin e kontratës së tij.
“Besimi ynë po rritet, por sot nuk është dita e duhur për ta diskutuar këtë. Jemi në të njëjtën rrugë, Leo dhe ne, ndaj kemi një qëllim të përbashkët”, garantoi Maldini, përcjell GazetaBlic Sport.
Milani është përpjekur muajt e fundit të rinovojë Rafael Leao, 23 vjeç, i cili ka një kontratë me klubin deri në vitin 2024.


