Partia Guxo e ka dënuar ashpër sulmin fizik që ndodhi mbrëmë mbi gazetarin Valon Syla, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, partia ka thënë se e çmojnë fjalën dhe mendimin e lirë dhe asgjë nuk e justifikon sulmin mbi Sylën.
Po ashtu, Guxo ka kërkuar që organet e rendit t’i nxjerrin para drejtësisë autorët e këtij sulmi.
Postimi i plotë:
Partia Guxo e dënon në terma më të ashpër sulmin fizik që ndodhi mbrëmë mbi gazetarin Valon Syla.
Ne çmojmë fjalën dhe mendimin e lirë si vlerën themelore të demokracisë të cilën e ndërtojmë. Asnjë motiv nuk e justifikon sulmin mbi gazetarin.
Kërkojmë nga organet e rendit që autorët e këtij sulmi tinzar e qyqar të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.


