Lajme

Shefi i zyrës së BE’së: E dënoj sulmin ndaj Valon Sylës, liria e shprehjes duhet të mbrohet

04/12/2023 13:28
nga:Genita C

Tomas Szunyog, shef i zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë e ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Ai i ka uruar Sylës shërim të shpejtë dhe ka kërkuar që sulmuesit të identifikohen e të ndiqen penalisht.

“Unë bashkohem me AGK-së dhe partnerët tjerë në në Kosovë në dënimin e sulmit të mbrëmshëm ndaj Valon Sylës, drejtorit të Gazetës Metro. Liria e fjalës është një vlerë thelbësore??#e BE-së dhe duhet mbrojtur. Sylës i uroj shërim të shpejtë. Sulmuesit duhet të identifikohen dhe ndiqen penalisht”, ka shkruar ai në Twitter, të mërkurën.

Ai ka shtuar se BE-ja do të vazhdojë mbështetjen ndaj mediave.

“BE-ja do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e mediave profesionale dhe pluraliste në Kosovë”, ka vazhduar ai.