Lajme

Bajrami: Shteti të ofrojë shpërblim për qytetarët që japin informacione për sulmuesit e Valon Sylës

04/12/2023 11:08
nga:Y I

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, raporton Gazeta Blic.

Bajrami në reagimin e saj në Facebook ka thënë se shteti duhet të ofrojë shpërblim për personat që japin informacione për sulmuesit e gazetarit.

Tutje Bajrami tha se askush nga pushteti nuk ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj Sylës me përjashtim të kryetarit të Kuvendit.

“Askush nga pushteti, me përjashtim të kryetarit të Kuvendit, nuk ka reaguar për sulmin e mbrëmshem ndaj Valon Syles. Mosreagimi i tyre është sinjal i keq për këtë vend. Sepse duke mosreagu Kryeministri, Presidentja dhe ministri i brendshem sulmuesit mund të trimërohen. Shteti duhet të ofrojë shpërblime për ata qe japin informacione për arrestimin e sulmuesve” shkruan Bajrami raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Shteti të ofrojë shpërblim për qytetarët që japin informacione për sulmuesit e gazetarit Syla

Askush nga pushteti, me përjashtim të kryetarit të Kuvendit, nuk ka reaguar për sulmin e mbrëmshem ndaj Valon Syles. Mosreagimi i tyre është sinjal i keq për këtë vend. Sepse duke mosreagu Kryeministri, Presidentja dhe ministri i brendshem sulmuesit mund të trimërohen. Shteti duhet të ofrojë shpërblime për ata qe japin informacione për arrestimin e sulmuesve.

Liria e shprehjes nuk negociohet dhe as nuk guxon t’i nënshtrohet asnjë grupi apo individi të dhunshëm.